Me flamuj palestinezë, në Stamboll festohen sulmet e Hamasit ndaj Izraelit Foto: Associated Press

Me flamuj palestinezë, në Stamboll festohen sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

08:09, 08/10/2023

Një grup njerëzish  u mblodhën në sheshet në Fatih, Stamboll, për të mbështetur sulmet e Hamasit kundër Izraelit.

Grupi mbante parulla kundër Izraelit dhe Asadit me flamuj palestinezë në duar. Në video të tjera në rrjetet sociale, grupe të ngjashme u panë duke marshuar me slogane.

Ushtria izraelite dhe militantët e Hamasit vijojnë luftimet nga ajri dhe nga toka në 22 fronte. Deri me tani janë regjistruar mbi 400 viktima dhe mijëra të plagosur nga të dyja palët.

Ishin militantët e Hamasit që lëshuan mijëra raketa në drejtim të Izraelit në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe mësynë nga shumë drejtime duke kryer masakër mbi civilët dhe ushtarakët, duke regjistruar të paktën 250 viktima.

Qeveria e Izraelit tha se Hamasi filloi luftën, angazhoi ushtrinë dhe mblodhi rezervistët duke paralajmëruar një kundërofensivë të pashembullt, pasi sipas tyre, Hamasi hapi “portat e Ferrit”.

Hakmarrja ndaj Hamasit nuk vonoi. Një breshëri raketash goditën pozicionet e dyshuara të Hamasit në Gaza duke lënë pas të paktën 232 viktima dhe mijëra të plagosur.

Grupi Hamas tha se e ka ndërmarrë sulmin pas përdhosjes së xhamisë Al-Aksa dhe rritjes së dhunës së pushtuesve ndaj civilëve të pambrojtur palestinezë. Ata kanë kapur dhjetëra robër, civilë dhe ushtarakë të lartë izraelitë. Përmes pengjeve të kapur synojnë të lirojnë gjithë palestinezët e burgosur në Izrael.

Ndërsa kryeministri Netanjahu u ka bërë thirrje militantëve të mbrojnë jetën e pengjeve dhe se do të arrijnë në çdo vend që fshihen për t’i liruar. Kreu i qeverisë ka ftuar opozitën të krijojnë një qeveri emergjente për të menaxhuar krizën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco