‘Do marrim hak për këtë ditë të zezë’/ Netanyah: Banorët të largohen nga Gaza! Kjo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael

‘Do marrim hak për këtë ditë të zezë’/ Netanyah: Banorët të largohen nga Gaza! Kjo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael

22:02, 07/10/2023

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyah, në një deklaratë është shprehur se “ajo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael”, ndërsa shtoi më tej se Hamasi do të mundet.

 “Ajo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael. Ne do të marrim hak të fuqishëm për këtë ditë të zezë,” tha Netanyahu në një fjalim televiziv nga Zyra e Shtypit e Qeverisë së Izraelit, e cila u transmetua nga Reuters.

 “Izraeli do të arrijë çdo vend ku Hamasi fshihet,” tha Netanyahu, duke iu referuar grupit militant pas sulmeve.

Kryeministri u bëri thirrje banorëve të Rripit të Gazës që të largohen menjëherë nga territori i pushtuar, ndërsa u bëri thirrje ushtarëve të Hamasit që “Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që i dëmton personat e marrë rob”.

“Unë u them njerëzve të Gazës që të largohen nga ato vende tani. I them Hamasit, ju jeni përgjegjës për mirëqenien e robërve. Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që i dëmton ata,” tha kryeministri, sipas CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco