Talentë të pazakontë, kali dhe delja e australianes fitojnë rekorde botërore

Talentë të pazakontë, kali dhe delja e australianes fitojnë rekorde botërore

12:17, 31/08/2023

Një grua australiane ka rrëmbyer dy tituj të rekordeve botërore Guinness duke treguar aftësitë e dy kafshëve të saaj të pazakonta të talentuara: një kalë  dhe një deleje.

Noeline Cassettari tha se ishte frymëzuar për të kërkuar tituj të rekordeve botërore për kalin e saj, Rose, dhe delen e saj, Beanie, pasi mikesha e saj, Megan Reimann fitoi një titull të Rekordeve Botërore Guinness për truket e kryera nga lopa e saj, Ghost, shkruan UPI.

Rose fitoi një rekord duke kryer 13 truke në 1 minutë, ndërsa Beanie fitoi versionin e deleve të të njëjtit rekord me 11 truke.

Truket e Rose përfshijnë qëndrimin, buzëqeshjen, përkuljen, tingëllimin e ziles dhe zgjedhjen e një karte loje nga toka.

Ndërsa, të bëmat e Beanie përfshijnë fshirjen e këmbëve, ngritjen e këmbëve të përparme, rrotullimin, kalimin nëpër një rreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco