‘Hajdut po, por me zemër’, i kthen makinën e vjedhur çiftit të sapomartuar

‘Hajdut po, por me zemër’, i kthen makinën e vjedhur çiftit të sapomartuar

17:20, 30/08/2023

Një histori me një fund të lumtur përfshiu dy të sapomartuar në Foggia, të cilët një ditë pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit, makina e tyre u vodh dhe brenda ishin akoma veshjet e dasmës, fustanet e nuses, kostumi i dhëndrit dhe djalit të tyre të vogël.

Surpriza e keqe për çiftin e sapomartuar erdhi mëngjesin pas dasmës, kur Rosalba dhe bashkëshorti i saj pas natës së parë të martesës u kthyen te vendi ku kishin parkuar makinën por ajo nuk ishte aty.  Automjeti, një Fiat Punto Evo, ishte zhdukur dhe bashkë me të edhe fustanet e nuses. Por çifti nuk u mjaftua vetëm me denoncimin në polici. Rosalba, bëri dhe një thirrje te  Foggia Today , ku i kërkonte hajdutit që ta mbante makinën por të paktën t’u kthente veshjet e  ceremonisë: ‘Ishte vërtet bukur. Do të doja shumë ta kisha dhe shihja përsëri fustanet e mia. Më ndihmo t’i gjej’, i drejtohej ajo hajdutit.

Apeli i nuses u bë menjëherë viral dhe shumë njerëz iu bashkuan thirrjes së Rosalbës dhe bashkëshortit të saj.

Dhe ‘mrekullia’ ndodhi  sot në mëngjes. Makina e çiftit të sapomartuar u gjet mëngjesin e së mërkurës në via Zara në qendër të Foggia-s, e cila ishte vjedhur mëngjesin e së dielës menjëherë pas dasmës së tyre me fustanet e nusërisë brenda dhe me shënimin: ‘Hajdut po, por me zemër’.

Ishte një karabinier jashtë detyrës vuri re një makinë që bllokonte tranzitin dhe njoftoi policinë lokale: duke pritur patrullën, vuri re se brenda kishte fustane nuseje dhe kuptoi se ishte pikërisht makina e vjedhur disa ditë më parë.

‘Falënderojmë të gjithë njerëzit që kontribuuan në zbulimin e makinës dhe mbi të gjitha të fustanit të nusërisë. Nëse nuk do të kishte një mobilizim të vërtetë, ky rezultat nuk do të kishte ardhur’, ndaj Pasquale, 36 vjeç, bashkëshorti i 37-vjeçares Rosalba, falënderon për gjetjen e makinës dhe mbi të gjitha fustanet e nusërisë.

‘Këtë mëngjes-thotë Pasquale-ne u kontaktuam nga komanda e Karabinierëve që na paralajmëruan për zbulimin. Nuk kam dëshirë t’i them asgjë hajdutit, edhe sepse nuk mendoj se është penduar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco