Japonia, thirrje Kinës të frenojë sulmet pas lëshimit në det të ujërave toksike të Fukushimës

Japonia, thirrje Kinës të frenojë sulmet pas lëshimit në det të ujërave toksike të Fukushimës

11:42, 29/08/2023

Japonia i ka bërë thirrje Kinës që t'u kërkojë qytetarëve të saj të ndalojnë aktet e ngacmimeve "jashtëzakonisht për të ardhur keq" pasi Japonia filloi të lëshojë në det, ujëin toksik të përpunuar nga termocentrali i saj bërthamor i Fukushimës.

Kryeministri japonez Fumio Kishida i ka kërkuar Kinës të hënën që t'i nxisë qytetarët e saj të ndalojnë aktet e ngacmimit, duke përfshirë thirrjet fyese dhe gjuajtjet me gurë të objekteve dhe shkollave diplomatike japoneze.

Ngacmimet erdhën pasi Japonia filloi të derdhë  ujëra të ndotura radioaktive të trajtuara nga termocentrali i saj i dëmtuar i Fukushimës.

Kryeministri japonez tha se zv.ministri i Punëve të Jashtme, Masataka Okano thirri ambasadorin e Kinës, Ëu Jianghao, për t'i kërkuar që populli kinez të vepronte me qetësi dhe përgjegjësi.

Dhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi tha se ngacmimi ishte "jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe shqetësuese".

Lëshimi i ujërave toksike të përpunuara në oqeanin Paqësor, i cili filloi të enjten dhe pritet të vazhdojë për dekada, është kundërshtuar ashpër nga grupet e peshkimit dhe shtetet fqinje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco