Tragjedi në Bolivi/ Të paktën 5 minatorë ari humbën jetën në një rrëshqitje dheu

Tragjedi në Bolivi/ Të paktën 5 minatorë ari humbën jetën në një rrëshqitje dheu

10:12, 29/08/2023

Të paktën gjashtë minatorë ari që punonin në një breg lumi, pesë prej të cilëve humbën jetën, u zunë poshtë nga një rrëshqitje dheu në verilindje të Bolivisë, sipas banorëve që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Tragjedia ndodhi pasditen e së dielës pranë Mapiri, i cili administrativisht i përket prefekturës së kryeqytetit La Paz. Videot e ngarkuara në faqet e rrjeteve sociale treguan banorët duke u përpjekur të nxirrnin trupat e viktimave nga balta në breg të lumit.

Ministri Eduardo del Castillo tha gjatë një konference për shtyp se hetimi po vazhdon, pasi ekziston frika se mund të preken edhe punëtorë të tjerë. Minatorët e arit, sipas autoriteteve, punonin në mënyrë të ligjshme, ishin anëtarë të një kooperativë që ka marrë licencën për të shfrytëzuar vendburimet e arit në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco