Zhdukja e artefakteve në Muzeun Britanik, kinezët shpërthejnë në rrjetet sociale: Riktheni pronat tona kulturore

Zhdukja e artefakteve në Muzeun Britanik, kinezët shpërthejnë në rrjetet sociale: Riktheni pronat tona kulturore

19:16, 28/08/2023

Një thirrje për Muzeun Britanik që të kthejë artefaktet kineze pas vjedhjes së fundit të rreth 2,000 artikujve po ndez mediat sociale në vendin aziatik.

Thirrja për rikthimin e artefakteve u krye gjerësisht në rrjetin social Weibo (rrjeti më i përdorur në Kinë), pasi një gazetë nacionaliste shtetërore bëri të njëjtën kërkesë.

Muzeu Britanik ka qenë nën presion pasi rreth 2,000 objekte u raportuan “të zhdukur, të vjedhur ose të dëmtuar” dy javë më parë, ndërsa ende nuk janë rikthyer.

Në artikullin e saj, Global Times argumentoi se muzeu me famë botërore nuk ka arritur të kujdeset mirë për “pronat kulturore që u përkasin vendeve të tjera”.

Muzeu Britanik ka koleksionin më të madh të antikiteteve kineze në Perëndim. Sipas faqes së tyre të internetit, aty gjenden rreth 23,000 objekte kineze, që shtrihen nga epoka neolitike e deri më sot.

Këto përfshijnë një gamë të madhe sendesh të çmuara si piktura, vepra në bronz dhe qeramikë, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco