Sulm me motive raciste në SHBA, katër të vdekur

Sulm me motive raciste në SHBA, katër të vdekur

11:59, 27/08/2023

Një person i armatosur ka vrarë tre njerëz dhe veten në një sulm me motive racore në Floridë të SHBA-së.

Një burrë i bardhë i armatosur rëndë vrau tre persona me ngjyre në një dyqan në Jacksonville të Floridës, të shtunën, përpara se të qëllonte veten, në atë që autoritetet i lokale e përshkruan si një krim me motive racore.

"Të shtënat ishin me motive racore, ai i urrente njerëzit me ngjyrë," ka thënë Sherifi i Jacksonville në një konferencë për media.

I dyshuari, të cilin sherifi T K Waters e përshkroi si një burrë të bardhë i veshur me një jelek taktik, nuk u identifikua. Waters tha se tri viktimat ishin dy burra dhe një grua me ngjyrë.

Waters tha se autoritetet besonin se vrasësi veproi i vetëm dhe se para të shtënave ai kishte shkruar "disa manifeste" për mediat, prindërit e tij dhe forcat e rendit ku detajohej urrejtje e tij për njerëzit me ngjyrë.

Sipas sherifit armët e tij ishin një revole ?Glock? dhe një pushkë gjysëm-automatike "AR-15", me svastika mbi të.

Ai tha se vrasësi u pa në një kolegj lokal historikisht i frekuentuar nga personat me ngjyrë, Universiteti Edward Waters, ku veshi jelekun e tij dhe një maskë përpara se të shkonte në degën lokale të Dollar General, që është një zinxhir dyqnesh me zbritje në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Të shtënat në masë janë bërë të zakonshme në SHBA, me më shumë se 469 deri më tani në vitin 2023, sipas Arkivit të Dhunës me Armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco