Slogani luftënxitës i tifozërisë së Crvena Zvezdës, eurodeputeti i kërkon llogari Borrellit

Slogani luftënxitës i tifozërisë së Crvena Zvezdës, eurodeputeti i kërkon llogari Borrellit

12:08, 28/07/2023

Eurodeputeti Lucas Mandl ka shpërndarë një artikull lidhur me një slogan që e kanë zbuluar tifozët e ekipit “Crvena Zvezda” të Beogradit, ku shkruhej në serbisht, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Duke shpërndarë gjuhën luftënxitëse të tifozërisë serbe në ndeshjen ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Aleksandër Vuçiq, Mandl u është drejtuar Kryediplomatit evropian, Josep Borrell, Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe Emisarit Special për dialog, Miroslav Lajcak, me pyetje cilin shtet duan ta sanksionojnë.

“Cilin shtet doni ta sanksiononi? Kosovën? Joseph Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajcak. A e shihni se cka po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribojmë në shtensionim, pajtim, paqe. Të gjithë. Të gjithë ne”, ka shkruar Mandl.

Për thirrjet e tifozërisë së “Crvena Zvezda” për pushtim të Kosovës ka reaguar edhe Kryeministri Albnin Kurti dhe zyrtarë të tjerë kosovarë.

Baneri u shpalos në ndeshjen miqësore me ekipin italian, Fiorentinën, që është luajtur në Beograd. Përveç shkrimit, në tribunën e tifozëve serb ishte krijuar edhe imazhi i një tanku mbi flamurin serb. Federata e Futbollit të Kosovës është ankuar për sloganin në UEFA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco