Ndryshimet klimatike dhe temperaturat e larta, paralajmëron Guterres: Është vetëm fillimi, duhet të merren masa

Ndryshimet klimatike dhe temperaturat e larta, paralajmëron Guterres: Është vetëm fillimi, duhet të merren masa

17:39, 27/07/2023

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se situata e ndryshimeve klimatike po bëhet e frikshme.

Guterres në një deklaratë për mediat, u shpreh se epoka e ngrohjes globale ka mbaruar dhe sa tashmë bota po futet në atë që mund të quhet ‘epoka e nxehtësisë globale’.

“Ndryshimet klimatike janë kudo. Është e frikshme dhe ky është vetëm fillimi”, paralajmëroi Guterres.

Ndër të tjera ai tha se njerëzimi po shkon drejt shkatërrimit, megjithatë theksoi se nuk duhet të ketë vend për panik dhe se autoritetet duhet të punojnë menjëherë për të marrë masa parandaluese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco