I merret mandati deputetit ukrainas, shkoi në Maldive gjatë luftës me Rusinë

I merret mandati deputetit ukrainas, shkoi në Maldive gjatë luftës me Rusinë

16:47, 27/07/2023

Parlamenti i Ukrainës i hoqi autoritetin e përfaqësuesit të popullit deputetit Yuri Aristov, i cili shkoi për pushime në Maldive.

Sipas Jaroslav Zeleznjak, përfaqësues nga Holos, 320 parlamentarë votuan për t’i hequr kompetencat parlamentare Aristosit.

Ky i fundit, deputet nga radhët e partisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ‘Shërbëtori i Popullit’, u pa në mes të korrikut në hotelin me pesë yje ‘Waldorf Astoria Maldives’ në Maldive.

Pas kësaj, partia nisi hetime të brendshme, duke kërkuar dokumentacion për udhëtimet zyrtare të deputetëve, raporton KyivPost.

Shërbimi ukrainas i Sigurisë gjithashtu kishte nisur një hetim penal kundër Aristovit bazuar në ligjin për falsifikimin e dokumenteve.

Sipas agjencisë, dokumentet e udhëtimit përmbanin informacione të rreme për datën, qëllimin dhe vendin e nisjes. Në banesën e përfaqësuesit u krye një kontroll, gjatë të cilit u gjet një pasaportë me vulë të shtetit të Maldives.

Në janar të vitit 2023, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës ndaloi zyrtarët të udhëtojnë jashtë vendit.

Sipas vendimit të Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen, gjatë periudhës së mobilizimit dhe gjendjes së jashtëzakonshme, nëpunësit civilë mund të udhëtojnë jashtë shtetit ukrainas vetëm në udhëtime zyrtare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco