VIDEO/ Rrëzohet helikopteri me turistë në Siberi, 6 të vdekur

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri me turistë në Siberi, 6 të vdekur

16:55, 27/07/2023

Gjashtë turistë kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua pas kontaktit me kabllot elektrike, teksa po përpiqej të ulej në Siberi.

Ngjarja ka ndodhur në republikën Altai, pjesa lindore e Rusisë në kufi me Mongolinë. Në bordin e helikopterit Mi-8 që u rrëzua dhe shpërtheu në flakë ndodheshin 15 persona, tre prej të cilëve pilotë.

“Në bord ndodheshin 3 anëtarë të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë, informacioni për gjendjen e tyre është duke u specifikuar”, bëri me dije Agjencia Federale e Transportit Ajror.

Përveç 6 viktimave, tre pasagjerë të tjerë mendohet se janë në gjendje kritike.

Në pamjet horror të aksidentit ajror, helikopteri përfshihet nga flakët ndërsa re të zeza tymi ngrihen në qiell. Ai më pas mund të shihet i ndarë në disa copa në tokë, teksa shërbimet e urgjencës vlerësojnë situatën.

Mediat lokale kanë raportuar se kur helikopteri iu afrua fshatit Tyungur në tentativë për tu ulur goditi telat elektrikë duke shpërthyer në flakë.

Ministria e Situatave Emergjente ka konfirmuar rrëzimin e helikopterit, duke thënë se zjarrfikësit po punojnë në vendin e ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco