Bideni flet me Macronin, Sunakun e Steinmeier për situatën në Rusi, përsëritin mbështetjen për Ukrainën

Bideni flet me Macronin, Sunakun e Steinmeier për situatën në Rusi, përsëritin mbështetjen për Ukrainën

19:08, 24/06/2023

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka folur me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin gjerman, Frank-Wlter Steinmeier dhe kryeministrin britanik, Rishi Sunak për situatën në Rusi.

Biden me treshen evropiane diskutoi trazirat me të cilat po përballet presidenti rus, Vladimir Putin, teksa Wagneri po lëviz drejt Moskës.

“Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata pohuan gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, autoritetet ruse janë alarmuar pasi thuhet se trupate Wagnerit do të arrijnë në Moskë së shpejti.

Në disa pamje të publikuara në rrjetin social Telegram shihet se autoritetet ruse kanë nisur t’i zhvendosin urat për ta parandaluar hyrjen e trupave Wagner në kryeqytet.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco