Pse shpërtheu nëndetësja Titan? Ekspertët tregojnë arsyet e tragjedisë në Atlantik

Pse shpërtheu nëndetësja Titan? Ekspertët tregojnë arsyet e tragjedisë në Atlantik

14:09, 24/06/2023

 

Përse shpërtheu ‘Titani’, nëndetësja që bënte shëtitje në mbetjet e ‘Titanikut’?

Ekspertët bien dakord se materialet dhe dizajni i saj kanë lidhje me shpërthimin.

Trupi i mjetit ishte bërë më i gjatë në mënyrë që të kishte hapësirë për më shumë vizitorë, por jo vetëm.

‘Gjithashtu, ata e kanë bërë atë pa përbërësit e duhur, pasi zakonisht trupi i mjetit bëhet me titanium. Përbërësit janë materiale shumë të forta dhe afatgjata, por ne kemi disa raste përmes të cilave është faktuar se ato dështojnë lehtësisht ndryshëm nga materialet e tjera’, thotë Jashper Graham Jones, inxhinier marine.

Hollësia e trupit të nëndetëses, që ishte rreth 12 centimetra, ka ngritur gjithashtu dyshime duke marrë parasysh presionin që duhet të përballojë.

Për më tepër, mjeti në të cilin po udhëtonin 5 persona kur ai shpërtheu, nuk kishte marrë asnjë lloj aprovimi për përdorim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco