Nëndetësja me turistë zhduket pranë pikës ku u mbyt 'Titanic', autoritetet lëshojnë alarmin

Nëndetësja me turistë zhduket pranë pikës ku u mbyt 'Titanic', autoritetet lëshojnë alarmin

17:34, 19/06/2023

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme, ku mediat ndërkombëtare raportojnë se një nëndetëse e cila ishte dërguar për të vëzhguar rrënojat e Titanikut, është zhdukur pranë vendit ku është mbytur shumë kohë më parë vetë Titaniku.

Ende nuk është e qartë se sa njerëz ishin në bord në kohën kur u zhduk. Nëndetëset e vogla herë pas here marrin turistë dhe ekspertë që paguajnë për të parë rrënojat e Titanikut.

Titaniku u fundos në Atlantik në vitin 1912 gjatë udhëtimit të tij të parë nga Southampton në Nju Jork, me rreth 1500 njerëz që vdiqën në katastrofë.

Vendi i mbytjes i zbuluar vetëm 37 vite më parë, ndodhet 4 mijë metra në thellësi të oqeanit Atlantik dhe rreth 400 milje detare nga Newfoundland në Kanada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco