Deklarohen të pafajshëm të dyshuarit për përmbytjen e anijes në brigjet greke

Deklarohen të pafajshëm të dyshuarit për përmbytjen e anijes në brigjet greke

14:16, 19/06/2023

Nëntë burra egjiptianë që po akuzohen për shkaktimin e një katastrofe javën e kaluar kur një anije me qindra njerëz u përmbys në brigjet greke, janë deklaruar të pafajshëm.

Nëntë të dyshuarit – të gjithë të moshës nga 20 deri në 40-vjeç – akuzohen për kontrabandë me njerëz dhe vepra të tjera.

Një avokat i njërit prej burrave tha se klienti i tij ishte një pasagjer, jo një kontrabandist.

Të paktën 78 emigrantë dihet se kanë vdekur në këtë katastrofë, por edhe shumë të tjerë janë nër kërkim dhe dyshohet se janë të vdekur.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se deri në 500 persona janë ende të zhdukur.

Zyrtarët grekë thanë se personat që ishin në bord të anisë thanë se nuk donin ndihmë dhe nuk ishin në rrezik deri pak para se anija e tyre të fundosej.

Të nëntë të dyshuarit u paraqitën të gjithë në Gjykatën e Kalamatës të hënën për t’u përballur me akuzat e vrasjes nga pakujdesia, ekspozimit të jetëve në rrezik, shkaktimit të përmbytjes të një anijeje dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Të dyshuarit do të kthehen në gjykatë ditën e martë, kur do të vendoset nëse do të qëndrojnë në burg deri në fillimin e gjykimit, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco