Sekretari i Shtetit, Antony Blinken po viziton Kinën. Ai u takua me diplomatin kryesor kinez, Wang Yi, ndërsa nuk dihet nëse do të takojë presidentin Xi Jinping. Kjo është vizita e parë e një diplomati të lartë amerikanë në 5 vitet e fundit
BBC
Diplomati më i lartë i Kinës tha se shkaku kryesor i hendekut në marrëdhëniet Kinë-SHBA është ‘perceptimi i gabuar’ i Amerikës për vendin e tij.
Wang Yi i tha Blinken se ‘nuk ka vend për kompromis’ për Tajvanin, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Kinës pas takimit.
Ai gjithashtu kërkoi që SHBA të heqë sanksionet e njëanshme kundër Kinës, të ndalojë ‘shtypjen’ e zhvillimeve shkencore dhe teknologjike të Kinës dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës.
“Duhet bërë një zgjedhje mes dialogut apo konfrontimit, bashkëpunimit apo konfliktit,” tha ai.
© SYRI.net