Indi: Shkon në 300 numri i viktimave nga përplasja e trenave

Indi: Shkon në 300 numri i viktimave nga përplasja e trenave

07:33, 03/06/2023

Një përplasje mes dy trenave të premten në Indinë lindore ka vrarë të paktën rreth 300 persona dhe ka plagosur  850 të tjerë, teksa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin sa më shumë pasagjerë të bllokuar në rrënojat.

Gazetarët e AFP-së në vendngjarje panë vagona të përmbysura, punonjës shpëtimi që punonin pa ndalur për të çliruar të mbijetuarit dhe shumë trupa të mbuluar me çarçafë të bardhë pranë shinave të trenit, në Balasore, rreth 200 km nga Bhubaneswar, kryeqyteti i shtetit Odisha.

Drejtori i përgjithshëm i brigadës së zjarrit të shtetit Odisha, Sundhansu Saranji , i tha AFP se numri i të vdekurve kishte arritur në 300. 

“Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar dhe nuk do të përfundojnë për disa orë”, shtoi ai.

Një zyrtar i lartë i qeverisë rajonale, Pradeep Jena , tha se rreth 850 njerëz janë shtruar në spital.

Sipas Amitabh Sharma, drejtor i Hekurudhave Indiane, dy trena pasagjerësh ishin "të përfshirë në aksident". Ndërsa një tren tregtar ishte parkuar në vendin e tragjedisë, shtoi ai, pa dhënë detaje.

"Numri i të vdekurve dhe të plagosurve është i vështirë për t'u vlerësuar për momentin," shpjegoi ai sepse shumë pasagjerë ka të ngjarë të mbeten të bllokuar në rrënoja.

Një i mbijetuar u tha gazetarëve se ishte në gjumë kur ndodhi përplasja dhe se kur u zgjua ishte nën një duzinë pasagjerësh të tjerë. 

Më pas ai arriti të zvarritet nga karroca me lëndime në qafë dhe duar.

Kryeministri indian Narendra Modi tha se ai ishte "i shkatërruar".

“Mendimet e mia janë me familjet e pikëlluara. I uroj të plagosurve një shërim të shpejtë," shkroi Modi në Twitter , duke shtuar se ai kishte folur me ministrin e Hekurudhave Ashwini Vaishnav për të "vlerësuar situatën".

Vaishnau njoftoi se do të shkonte menjëherë në vendin e aksidentit dhe se ushtria ishte mobilizuar për të ofruar ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco