‘Shihemi në Hagë’/ Senatori Graham sfidon Putinin me një ‘ofertë’

‘Shihemi në Hagë’/ Senatori Graham sfidon Putinin me një ‘ofertë’

19:47, 30/05/2023

Senatori republikan, Lindsey Graham sfidoi presidentin rus, Vladimir Putin pasi Rusia lëshoi të hënën një urdhër-arresti ndaj tij.

Kremlini lëshoi urdhrin e arrestit pasi Graham e akuzoi Rusinë për krime lufte dhe deklaroi se ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën është ‘shpenzimi më i mirë monetar që ka bërë SHBA ndonjëherë’. Ai i bëri këto komente gjatë një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai tha se do t’i nënshtrohet gjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nëse edhe Rusia bën të njëjtën gjë.

“Këtu është një ofertë për ‘miqtë’ e mi rusë që duan të më arrestojnë dhe gjykojnë pasi thashë se regjimi i Putinit janë kriminelë lufte: Unë do t’i nënshtrohem juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale nëse e bëni edhe ju,” tha Graham.

“Ejani dhe prezantoni rastin tuaj. Shihemi në Hagë,” ai shtoi.

Graham deklaroi se ai e konsideron urdhrin e arrestit ‘distinktiv nderi’.

SHBA përllogarit se forcat ruse kanë vrarë rreth 42 mijë civilë ukrainas që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit 2022. Zyrtarët thonë se gjithashtu janë vrarë 50 mijë forca ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco