Dyshohet se ka gisht në zhdukjen e shqiptares 9 vite më parë, publikohet fotoja e italianit të arrestuar në Malaga. Reagon edhe kryeministri spanjoll

Dyshohet se ka gisht në zhdukjen e shqiptares 9 vite më parë, publikohet fotoja e italianit të arrestuar në Malaga. Reagon edhe kryeministri spanjoll

21:31, 19/05/2023

Mediat italiane kanë publikuar foton e 45-vjeçarit, Marco Romeo, i cili u arrestua në Spanjë pasi akuzohet për vrasjen e partneres. Por me arrestimin e tij dalin në drite detaje për zhdukjen e një vajze shqiptare, me të cilin Romeo ka pasur marrëdhënie 9 vjet me parë, kur edhe ajo është zhdukur dhe që prej asaj kohë nuk ka asnjë informacion për të.

 Shqiptarja Sibora Gagani dhe Marco Romeo

Dyshimet janë se 45-vjeçari italian e ka vrarë shqiptaren Sibora Gagani, por deri tani nuk ka asnjë prove. Vajza, e cila në atë kohë ishte 22 vjeçe rezulton e zhdukur, madje nëna e saj disa herë ka dalë në emisionet televizive në Itali për ta kërkuar.

Pas arrestimit të 45-vjeçarit dy ditë më parë, nëna e Siborës ka kërkuar që të rihapen hetimet për vajzën e saj.

Ajo dyshon se pas zhdukjes së vajzës së saj qëndron pikërisht ish-i dashuri, Marco Romeo, i cili u arrestua në Spanjë.

Në atë kohë Romeo mësohet se tha se Sibora ishte larguar papritur dhe se mendonte se ajo ishte kthyer në Itali.

Ndërkohë për arrestimin e 45-vjeçarit ka reaguar edhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez. “Nuk është një episod tjetër. Është një grua më pak. Një viktimë e dhunës mashkullore”, shkroi ai në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco