Të mashtruar se do të takojnë Jezusin, “Kulti i urisë” po vret me qindra njerëz në Kenia

Të mashtruar se do të takojnë Jezusin, “Kulti i urisë” po vret me qindra njerëz në Kenia

15:16, 18/05/2023

Të mashtruar se do të takojnë Jezusin, me qindra persona në Kenia kanë ndërruar jetë nga uria, pasi kanë qëndruar pa ngrënë. Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se 227 trupa të pajetë janë gjetur deri tani, ndërsa 611 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Për këto vdekje nga uria po fajësohet sekti me emrin “Kulti i urisë”, i cili është shtrirë kryesisht në qytetin Malindi. Udhëheqësi i këtij sekti Paul Mackenzie Nthenge është arrestuar nga policia, ndërsa ai ka thënë se do të arrinte t’i gjende gati një mijë persona.

Nga ana tjetër, janë ngritur dyshime të forta se viktimat po përdoren edhe për trafik organesh. Në autopsinë e konstatuar në disa trupa pajetë është zbuluar se atyre iu ishin hequr organet. Të zhytur në varfëri ekstreme, shumë persona në Kenia janë mashtruar duke u bërë pjesë e sektit dhe më pas kanë ndërruar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco