Nisin problemet e para për Mbretin e ri, Karli III i kërkon të vëllait të largohet nga shtëpia

Nisin problemet e para për Mbretin e ri, Karli III i kërkon të vëllait të largohet nga shtëpia

13:51, 16/05/2023

Kanë kaluar vetëm dhjetë ditë që Karli III u kurorëzua mbret dhe tashmë kanë nisur problemet e para dhe janë brenda familjes. Vëllai i tij, Princi Andrew,  sipas burimeve mbretërore të cituara nga Dailymail, thuhet se ka kërkuar një takim ballë për ballë me mbretin. Arsyeja e këtij takimi është për t’i bërë të qartë se ai nuk do të largohet nga shtëpia e tij në Royal Lodge për t’iA dhënë Princit William, Kate dhe tre fëmijëve të tyre.

Burimet thonë se Karli III i kërkoi vëllait të tij të vogël të largohej nga shtëpia ku jetonte prej 20 vitesh. Por Andrew është i vendosur të “nderojë” kontratën që nënshkroi në vitin 2003, e cila i jep të drejtën të qëndrojë atje edhe për 55 vite të tjera! Sipas Telegraph, një burim i afërt me 63-vjeçarin Andrew pohon se “ai ka frikë se Karli III mund ta dëbojë atë”. Një mik i tij i tha Mail On Sunday se Andrew ndihet “i thyer” dhe “refuzon të largohet nga shtëpia”, të cilën ai beson se tashmë i është dhënë Princit dhe Princeshës së Uellsit.

Më tej, burimet thonë se Andrew është në humor të keq dhe ndihet i izoluar. “Ai refuzon të shohë askënd. Kjo ka qenë shtëpia e tij familjare për 20 vitet e fundit. A ka vërtet kuptim ta hedhësh jashtë? Ai është shumë i shqetësuar tani që Charles është mbret se do të dalin thikat. Ai ende shqetësohet se familja mbretërore mund të mbyllë të ardhurat financiare dhe të dëbohet. Por ne kemi të bëjmë me njerëz, jo me pasuri të paluajtshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco