Borrell, thirrje Ankarasë t'i korrigjojë problemet në procesin zgjedhor

Borrell, thirrje Ankarasë t'i korrigjojë problemet në procesin zgjedhor

13:07, 16/05/2023

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Turqisë që të korrigjojë mangësitë në procesin e saj zgjedhor, të cilat u identifikuan nga vëzhguesit europianë.

“Ne po citojmë gjetjet dhe konkluzionet paraprake të OSBE-së dhe Këshillit të Europës dhe u bëjmë thirrje autoriteteve turke të korigjojnë problemet e identifikuara,” tha Borrell në një deklaratë.

“BE i kushton rëndësinë më të madhe nevojës për zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme, në kushte barazie,” theksoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco