Vodhën xhevahir në vlerë 113 milionë euro në Dersden, hajdutët mund të dënohen deri në 6 vjet burgim

Vodhën xhevahir në vlerë 113 milionë euro në Dersden, hajdutët mund të dënohen deri në 6 vjet burgim

12:59, 16/05/2023

Pesë persona janë shpallur fajtorë për një grabitje bizhuterish në qytetin gjerman të Dersdenit.

Hajdutët vodhën sende të çmuara nga muzeu shtetëror i qytetit në vitin 2019, ku vlera e bizhuterive është 113 milionë euro.

Sipas policisë gjermane, shumë nga bizhuteritë, duke përfshirë një shpatë të veshur me diamante janë gjetur, por pjesa e mbetur, sipas tyre, mund të mos gjendet kurrë, shkruan BBC, transmeton Syri.net Kosova.

Grupi kriminal mund të përballen me dënime prej katër deri në gjashtë vjet, teksa grabitja ishte e planifikuar në përpikëri.

E gjithë banda që mori pjesë në grabitje, raportohet se e ka vizituar muzeun disa herë para hyrjes përfundimtare për grabitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco