E shkeli të moshuarën me Mercedes, iku nga vendi i ngjarjes

E shkeli të moshuarën me Mercedes, iku nga vendi i ngjarjes

12:57, 16/05/2023

Duket se në rrugë do të ketë gjithmonë shoferë të dehur, pavarësisht masave apo gjobave. Kështu, në Britaninë e Madhe, një shofer i dehur i një veture Mercedes, 43-vjeçari Steven Selwood, duke vozitur në qytetin Guildford, afër Londrës, përplasi një grua të moshuar me biçikletë, dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Pensionistja fatkeqe po kalonte me biçikletë përgjatë rrugës së kryqëzuar kur Selwood doli nga rruga anësore dhe e goditi atë në mes të ditës. Selwood jo vetëm që e rrëzoi atë nga biçikleta, ai vazhdoi të ecte përpara, duke e shtypur atë nën rrota. Fatmirësisht, ajo shpëtoi.

Dikush u përpoq ta ndalonte, por Selwood u largua me makinë para se të kthehej më në fund në vendngjarje. Dëshmitarët e identifikuan dhe policia e arrestoi atë.

Edhe pse aksidenti ndodhi më 12 maj të vitit të kaluar, sot policia britanike Surrey publikoi videon horror të momentit në të cilin Selwood goditi viktimën dhe më pas e shtypi trupin e saj me automjet, shkruan Daily Mail.

Viktima lejoi që pamjet të publikoheshin si një paralajmërim për të tjerët. Gjykata e Guildford e dënoi të pandehurin me dy vjet e tre muaj burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco