Dy fise përleshen për minierën, 16 të vdekur e disa të plagosur

Dy fise përleshen për minierën, 16 të vdekur e disa të plagosur

12:57, 16/05/2023

Një incident i rëndë ka ndodhur në provincën Khyber Pakhtunkhwa, në veriperëndim të Pakistanit, ku dy fise kundërshtare u përleshën dhunshëm mes njëri – tjetrit për një minierë qymyri.

Nga përleshjet e armatosura mbetën të vrarë 16 persona dhe 4 të tjerë u plagosën. Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë dërguar të plagosurit në një spital aty pranë.

Zyrtarët e policisë së Kohatit thanë se, incidenti ndodhi të hënën vonë në rajonin fisnor Darra Adam Khel të qarkut Kohat të shtetit pakistanez, për shkak të një konflikti midis dy grupeve mbi kufirin e një miniere qymyri.

Policia tha se incidenti ishte shkaktuar nga një konflikt i gjatë midis dy fiseve, me disa seanca që u zhvilluan në Jirga, një gjykatë fisnore lokale, për të pajtuar fiset rivale. Por të hënën, përleshjet shpërthyen mes fraksioneve teksa punonin në minierën e qymyrit.

Duke njoftuar se zyrtarët e zbatimit të ligjit kishin marrë nën kontroll minierën e diskutueshme të qymyrit, policia shtoi se disa kriminelë ishin larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave dhe se një operacion kërkimi ishte duke u zhvilluar për kapjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco