Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Lukashenkos, lideri bjellorus shtrohet në spital

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Lukashenkos, lideri bjellorus shtrohet në spital

13:43, 14/05/2023

Lideri autoritar i Bjellorusisë  Alexander Lukashenko është shtruar në spitalin e Minskut. Sipas raporteve, ai mbërriti në spital rreth orës 19:00  ndërsa të gjitha rrugët përreth ruheshin nga roje të armatosura.

Lukashenko bëri paraqitjen e tij të fundit publike më 9 maj në një paradë ushtarake në Moskë së bashku me presidentin rus Vladimir Putin, dhe shëndeti i tij  ishte në qendër të shumë komentuesve.

Ndryshe nga liderët e tjerë që morën pjesë në festë, Lukashenko nuk mori pjesë as në drekën zyrtare me Vladimir Putin. Sipas pamjeve të publikuara, ai kishte të fashuar dorën e djathtë, duke ngritur spekulimet rreth shëndetit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco