'Atë që shqiptarëve ua morën më 1989 po e kërkojnë sot për serbët', gazetari serb me një analizë në mediat kroate

'Atë që shqiptarëve ua morën më 1989 po e kërkojnë sot për serbët', gazetari serb me një analizë në mediat kroate

13:09, 14/05/2023

“Serbia me ngadalë, duke rënkuar dhe ankuar përnjëherë, po mbyll rrethin e hapur nga Sllobodan Millosheviqi më 1989. Në këto gati 35 vite, rruga ka qenë mbuluar nga heqja e autonomisë thelbësore të shqiptarëve të Kosovës e deri te lufta e dëshpëruar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, si formë e autonomisë thelbësore për serbët e mbetur në Kosovë”.

Kështu shkruan gazetari serb Momcilo Gjurgjiç në një artikull të botuar në median kroate “Index”me titullin “Në një disfatë apokaliptike, Serbia po mbyll rrethin e përgjakshëm të nisur nga Millosheviqi” ku analizon ngjarjet më të fundit në Serbi, prej marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, qëndrimin serb karshi pushtimit rus të Ukrainës e deri te dy masakrat e mëdha që ngjanë në Serbi.

“Atë çfarë ua morrën të tjerëve, tash po e kërkojmë për vete, nga po të njëjtët që ua morrën. E kam fjalën për autonominë. Ata s’e japin, ne i çojmë hundët dhe s’e pranojmë. Cila është jeta juaj? Është vetëm fotografia e parë e disfatës apokaliptike një politike thelbësisht të vazhdueshme, të vulosur me gjakun e Zoran Gjingjiqit, që shënoi vetëm një pauzë të shkurtër në fillim të mijëvjeçarit”, vazhdon të shkruajë ai.

Këtu, vlerëson ai, u bë kthesa: Koshtunica zëvendësoi Gjingjiqin, Putini zëvendësoi Jeltsinin. “Në lindje, në lindje, lëruan e lëruan nëpër tundra e stepa të paranojës kolektive të vëllezërve sllavë”, shkruan ai, në vend se të nisej Serbia në drejtimin e konbeve të moderne.

Serbia, vazhdon të thotë ai, i hoqi nga skena politike “edhe ata njerëzit e rrallë” si Nenad Çanak dhe Çedomir Jovanoviq, që qëndrom për pajtim me të tjerët. “Kështu çarja mes një gjendje normale dhe abnormale, buzë së cilës ndodhemi, vjen e thellohet”.

“E nëse i shtojmnë faktit se Populli, siç i quan Bosi me dashuri qytetarët, ndërmjet Çedomirit dhe Çanakut në njërën anë dhe Mlladiqit, Sheshelit dhe Slijvançanin në anët tjetër, me plot zemër zgjodhën këta të fundët, është më e qartë se marshi kolektiv drejt humnerës me një litar mbi sytë tanë rri varur. Ndjeshmëria, mbështetja dhe marrja anën e kriminelëve të luftës në vend të aktivistëve paqësor është mbështetje e drejtëpërdrejtë dhe ftesë e plotë për dunë”.

“Sebria, prandaj, mbetet e zënë mes Shpisë së Hirtë dhe Erës së Jugut, duke lëpirë Plagët”, përfundon ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco