Erdogan: Lutemi për një të ardhme të mirë në vend

Erdogan: Lutemi për një të ardhme të mirë në vend

12:16, 14/05/2023

Presidenti turk  Rexhep Tajip Erdogan ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimit në shkollën e mesme Saffet Cebi në Stamboll.

“Gjëja më e rëndësishme që dua të them pas votimit është se unë po ju ndjek që kur janë hapur kutitë e votimit sot në mëngjes.  Procesi që prej orëve të mëngjesit ka vijuar pa incidente dhe pa probleme.

Më e rëndësishmja ishte votimi në zonat e prekura nga tërmeti, ku ka vonesa por nuk ka asnjë problem. I lutem Zotit që çdo gjë jetë e dobishme për demokracinë turke pas numërimit të votave.

Është shumë e rëndësishme që të votoni për demokracinë turke,” theksoi Erdogan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco