Vendlindja e përfaqësuesve të Ukrainës në Eurovision u godit nga raketat ruse pak çaste përpara se grupi të dilte në skenë në Liverpool.
Kreu i administratës shtetërore rajonale, Volodymyr Trush, konfirmoi se dy persona u plagosën, transmeton Syri.net Kosova
Kryebashkiaku i Ternopilit, Serhij Nadal, konfirmoi se magazinat ishin dëmtuar.
Watch this now.#Eurovision2023 #ourhometown pic.twitter.com/ut5Z5SE1sI
— TVORCHI News (@TvorchiBand) May 13, 2023
Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës akuzoi Rusinë se kishte sulmuar rajonet e Kievit dhe Ternopilit, para dhe gjatë performancës së Tvorchi në Eurovision Song Contest.
Dhjetë minuta para se të dilte në skenë në Liverpool Arena, përfaqësuesi i Ukrainës postoi në Instagram duke cituar një raport për një sulm në Ternopil në perëndim të Ukrainës.
Pas performancës ai shtoi: “Ternopil është emri i vendlindjes sonë që u bombardua nga Rusia, ndërsa ne ishim në skenën e Eurovizionit duke kënduar për zemrat tona të çelikut, paepur dhe vullnet”.
Ai theksoi mbështetjen për të gjitha qytetet që bombardohen shpesh.
“Ky është një mesazh për të gjitha qytetet e Ukrainës që bombardohen çdo ditë. Kharkiv, Dnipro, Khmelnytskyi, Kiev, Zaporizhzhia, Uman, Sumy, Poltava, Vinnytsia, Odesa, Mykolaiv, Chernigov, Kherson dhe të gjithë të tjerët. Evropë, bashkohuni kundër së keqes për hir të paqes!”, ka shkruar ai
Meanwhile, this #Eurovision night Ukraine is under another Russian missile attack. Reminder that the reason why 🇺🇦 could not host this event is because 🇷🇺 continues to invade and the people of 🇺🇦 live in continuing danger.
— Dame Melinda Simmons (@MelSimmonsFCDO) May 13, 2023
© SYRI.net