Shoferja e dehur aksidenton çiftin e sapomartuar, vdes nusja

Shoferja e dehur aksidenton çiftin e sapomartuar, vdes nusja

16:36, 02/05/2023

Një grua amerikane humbi jetën vetëm disa orë pas dasmës së saj, kur një shofere e dehur goditi makinën e të porsamartuarve në rrugë. Samantha Miller, vdiq në një aksident automobilistik në Karolinën e Jugut.

Të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet me të, mes tyre edhe dhëndri. Dhëndri, Aric Hutchinson, ka pësuar lëndime në tru dhe fraktura të shumta dhe ndodhet në gjendje kritike.

Nëna e tij, Annette Hutchinson, shkroi se si mori një çantë me unazën e martesës së djalit të saj në spital, pesë orë pasi gruaja e tij tashmë e vdekur ia vuri në gisht.

E dyshuara Jamie Lee Komoroski po lëvizte me 105 km/h në momentin e aksidentit, para se të përplasej në automjetin e çiftit të porsamartuar. Kufiri i shpejtësisë në atë zonë është 40 km/h. Ajo po akuzohet për vrasje dhe për dhënien e makinës  në gjendje të dehur.

Nëse shpallet fajtore, do të përballet me 25 vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco