Një tërmet me magnitudë 5 godet rajonin kufitar midis Iranit dhe Irakut

Një tërmet me magnitudë 5 godet rajonin kufitar midis Iranit dhe Irakut

22:40, 16/03/2023

Një tërmet me magnitudë 5 goditi vijën kufitare midis Iranit dhe Irakut, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve irakiane INA.

Ministria e Transportit tha se tërmeti u ndje në Sulejmanije, Kirkuk, Erbil dhe Bagdad.

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo lëndime apo dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti, shtoi INA.

Ndërkohë agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA raportoi se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7 kilometrash dhe u ndje në provincën Kermanshah. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco