Putin: Rusia ka më shumë mundësi për biznes pas sanksioneve

Putin: Rusia ka më shumë mundësi për biznes pas sanksioneve

14:03, 16/03/2023

Rusia tani ka më shumë mundësi se përpara se të vendoseshin sanksionet perëndimore, tha Presidenti Vladimir Putin në kongresin vjetor të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të enjten.

Pavarësisht disa “çështjeve sistematike me logjistikën, financat dhe teknologjinë”, në vend po hapen mundësi të mëdha për pothuajse çdo fushë aktiviteti, tha Putin për elasticitetin e ekonomisë ruse.

Ai vazhdoi duke thënë se ata që kishin mbetur në Rusi doli të ishin "më të zgjuar" në krahasim me qytetarët që ishin larguar nga vendi.

 “Ata që qëndruan këtu dhe vërtet punojnë dolën më të zgjuar, më energjikë, më efikas se ata që u larguan dhe u japin këshilla keqbërësve tanë.

Por shifrat zyrtare tregojnë një gjë tjeter.

Ekonomia ruse u tkurr 2.1% vitin e kaluar – më pak se sa ishte parashikuar pas gati një viti sanksionesh të ashpra perëndimore. 

Megjithatë, rritja e shpenzimeve dhe rënia e të ardhurave kanë çuar në një deficit buxhetor prej 34 miliardë dollarësh, sipas ministrisë së financave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco