E rëndë/ Gjendet e vdekur në pyll 12-vjeçarja, u vra nga shoqet e saj të mitura

E rëndë/ Gjendet e vdekur në pyll 12-vjeçarja, u vra nga shoqet e saj të mitura

13:29, 16/03/2023

Dy fëmijë të mitur dyshohet se vranë shoqen e tyre 12-vjeçare, në një rast që ka tronditur mbarë Gjermaninë.

Viktima, e identifikuar si Louise, u gjet e vrarë me thikë pranë një shteg biçikletash në një pyll të dielën, pas një kontrolli masiv të policisë.

Prindërit e saj kishin ngritur alarmin kur ajo u zhduk një ditë më parë pasi kishte vizituar shokët e saj.

Të dyshuarit, janë dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç, të cilët kanë rrëfyer vrasjen në qytetin perëndimor të Freudenberg, sipas policisë.

Duke cituar moshën e të dyshuarve, zyrtarët kishin refuzuar të jepnin detaje të mëtejshme mbi identitetin, gjininë apo motivin e tyre.

Megjithatë, Reuters tha se prokurori Mario Mannweiler i kishte referuar të dyshuarat si vajza.

Mannweiler u tha gazetarëve: “Ne duhet të supozojmë se krimi është kryer nga dy fëmijë nga rrethi i të njohurve të viktimës”.

Ai tha gjithashtu se Louise, nga Freudenberg, kishte vdekur për shkak të plagëve me thikë, por arma e krimit nuk është gjetur ende

“Nuk ka asnjë provë se dikush tjetër është i përfshirë në incident apo nëse ka ndodhur një sulm seksual”, shtoi Mannweiler.

Policia tha se Louise kishte disa plagë me thikë dhe se vdiq nga humbja e gjakut.

Të dyshuarit janë nën moshën e përgjegjësisë penale, e cila në Gjermani është 14 vjeç.

Ata nuk u arrestuan, por u morën në paraburgim në një zyrë të mbajtjes së personave të mitur

Banorët në qytetin e vogël, rreth 50 milje në lindje të Këlnit, ishin të tronditur dhe flamujt ishin në gjysmështizë.

Guvernatori i shtetit të Rhine-Westphalia, i cili përfshin Freudenberg, tha se ishte i tmerruar nga vrasja.

“North Rhine-Westphalia është në pikëllim,” tha Hendrik Wuest.

“Është e pakuptueshme dhe e padurueshme që fëmijët janë të aftë për akte të tilla të tmerrshme”, shtoi ai.

Wuest u zotua se autoritetet do të bënin gjithçka që mundeshin për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco