Polonia, e gatshme të dërgojë avionë luftarakë MiG brenda disa javësh në Ukrainë

Polonia, e gatshme të dërgojë avionë luftarakë MiG brenda disa javësh në Ukrainë

13:48, 14/03/2023

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë se vendi i tij mund të dërgojë në Ukrainë avionët luftarakë MIG në katër deri në gjashtë javët e ardhshme.

Vendet perëndimore që kanë furnizuar me armë Ukrainën. deri më tani kanë refuzuar të dërgojnë avionë luftarakë. Polonia ka thënë se do të ishte e gatshme të dërgonte avionë luftarakë në një koalicion shtetesh.

Angazhimi i Varshavës ndaj Kievit ka qenë i rëndësishëm për të bindur aleatët evropianë që t’i dhurojnë Ukrainës armë të rënda, duke përfshirë tanke.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco