Gjyqi ka filluar në Moskë kundër aktivistit të fundit të opozitës ruse për akuzat se ka folur kundër Kremlinit.
Vladimir Kara-Murza akuzohet për tradhti për përhapjen e asaj që prokurorët pretendojnë se ishin 'lajme të rreme' mbi ushtrinë ruse. Ai rrezikon 25 vjet burg.
Avokati i tij, Vadim Prokhorov, tha se gjyqi ishte i motivuar politikisht dhe i përshpejtuar në mënyrë të padrejtë.
“Është e qartë se autoritetet vendosën që gjyqi i Kara-Murzës të zhvillohet me një ritëm kozmik, sa më shpejt që të jetë e mundur, seanca e radhës është tashmë të enjten më 16 mars dhe fatkeqësisht nuk ka dyshim se cili do të jetë vendimi përfundimtar”.
Në Parlamentin Evropian, eurodeputeti i shquar liberal për Reneë Europe, Guy Verhofstadt, foli kundër trajtimit që i bën Moska, Kara-Murza dhe kundërshtarëve të tjerë të Kremlinit.
“Mendoj se ky parlament gjatë këtij sesioni duhet të qëndrojë pranë tyre dhe të vendosë sërish në diskutim, çështjen çlirimin e Alexei Navalny dhe bashkë me ta të të gjithë të burgosurve politikë, pasi rus Vladimir Kara-Murza, Alexei Gorinov dhe shumë të tjerë u arrestuan pse folën kundër luftës në Ukrainë”, tha ai.
Kara-Murza është një aktivist i arsimuar në Perëndim, i cili ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i liderit të vrarë të opozitës Boris Nemtsov.
Në tetor të vitit të kaluar, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg, Francë, i dha Çmimin për të Drejtat e Njeriut “ Vaclav Havel”, zotit Vladimir Kara-Murza.
Ai është ndër disa kritikëve të Vladimir Putin që janë arrestuar që nga pushtimi rus në Ukrainë.
© SYRI.net