Vjena në mbështetje të çiklistëve, fut në fuqi rregullin lehtësues për biçikletat

Vjena në mbështetje të çiklistëve, fut në fuqi rregullin lehtësues për biçikletat

19:42, 13/03/2023

Vjena është qyteti i parë në Austri, që prezantoi mundësinë e kthimit djathtas në dritat e kuqe të semaforit për çiklistët në 10 lokacione gjatë vjeshtës së kaluar.

Autoritetet e qytetit së shpejti planifikojnë ta zgjerojnë këtë lehtësi në 150 lokacione tjera.

Kryeqyteti austriak inkurajon vazhdimisht zhvillimin e çiklizmit. Nga njëra anë zgjerimi intensiv i shtigjeve për biçikleta, në të cilat u investuan 26 milionë euro vitin e kaluar dhe nga ana tjetër përmirësime në trafikun e përditshëm, si mundësia e kthimit djathtas në semaforët e kuq.

Megjithatë, jo në kurriz të sigurisë së të gjithë përdoruesve të rrugës. Prandaj janë kontrolluar me kujdes të gjitha lokacionet ku është futur kjo mundësi, përgjegjësi e cila është e shërbimit të qytetit për organizimin dhe çështjet teknike të trafikut MA 46.

Ky shërbim kontrolloi një sërë vendndodhjesh të sugjeruara nga qarqet dhe banorët si të përshtatshme. Nga muaji prill, në semaforët e atyre 150 lokacioneve do të vendosen shenjat përkatëse të komunikacionit.

“Kthimi në semafor në të kuqe për çiklistët jo vetëm që shkurton kohën e pritjes, por edhe e bën biçikletën si një mënyrë transporti edhe më tërheqës”, thotë Martin Blum, oficeri i trafikut të biçikletave të qytetit.

Çiklistët mund të kthehen djathtas në një semafor të kuq nëse ka një shenjë trafiku me një shigjetë gjelbër. Në të ashtuquajturat kryqëzime është gjithashtu e mundur të vazhdohet drejt nëse ka një shenjë përkatëse me një shigjetë të gjelbër.

Një parakusht është që çiklistët të ndalojnë dhe të kontrollojnë nëse kthimi ose vazhdimi drejt është i mundur pa rrezik, veçanërisht për këmbësorët.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco