Refuzonin të dorëzoheshin, ukrainasit rrethojnë istikamet brenda të cilave ishin fshehur rusët

Refuzonin të dorëzoheshin, ukrainasit rrethojnë istikamet brenda të cilave ishin fshehur rusët

19:42, 13/03/2023

Një video amatore e ushtrisë ukrainase, shfaq momentin kur një grup ushtarësh rusë refuzojnë të dorëzohen pavarësisht se ishin rrethuar në të katër anët.

Në video shihet një mjet i blinduar i ukrainasve, prapa të cilit fshiheshin ushtarët dhe që e përdornin si mburojë derisa vazhdimisht qëlloheshin nga rusët që ishin fshehur nëpër istikame.

E pavarësisht thirrjeve të tyre që të dorëzohen, rusët nuk e bëjnë një gjë të tillë, përkundrazi vazhdojnë të qëllojnë.

Artileria ukrainase godet depon ruse të municionit në Luhansk, nga shpërthimi i fuqishëm ngritet në qiell "një top i zjarrtë"

Kjo i detyron ushtarët ukrainas t’i rrethojnë në të katër anët, dhe përmes plumbave që u fluturonin t’i detyrojnë të ulin pushkët.

Videoja është realizuar në lindje të Ukrainës, ku aktualisht po cilësohet si pika më e nxehtë e kësaj lufte dhe të të dyja palët po japin maksimumin që të mbajnë nën kontroll disa qytete. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco