Tragjedi në Gjermani, 7 persona vriten e disa të tjerë plagosen në Hamburg

Tragjedi në Gjermani, 7 persona vriten e disa të tjerë plagosen në Hamburg

23:02, 09/03/2023

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave që ndodhën në qytetin verior të Gjermanisë në Hamburg, ka raportuar mediumi Focus Online, duke cituar shërbimet e zjarrfikësve.

Autorët e këtij krimi ishin parë duke ikur, vazhdonte raportimi, duke shtuar se shërbimet e emergjencës dhe të mjekëve ishin në vendngjarje.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët për “rrezik ekstrem”, ndërkohë që policët kanë bërë thirrje që të shmanget zona e prekur rreth Deelboges.

“Kërkoni strehë në ndonjë ndërtesë menjëherë. Përdoreni telefonin në emergjenca ekstreme në mënyrë që linjat të mos kolapsojnë”, është kërkuar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco