Rusia qëlloi me raketa hipersonike/ Bota ishte pranë një Çernobili të ri

Rusia qëlloi me raketa hipersonike/ Bota ishte pranë një Çernobili të ri

20:22, 09/03/2023

Të paktën nëntë persona humbën jetën gjatë një vale të re sulmesh në mbarë Ukrainën, gjatë të cilave Rusia përdori edhe armë të fuqishme.

Sipas BBC, Moska qëlloi edhe raketa hipersonike Kinzhal, të cilat mund të shmangin mbrojtjen ajrore.

Kjo ishte hera e parë që nga fillimet e luftës që Rusia përdor raketa të tilla hipersonike. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse konfirmoi përdorimin e këtyre raketave me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë.

Ky ishte sulmi më i madh rus në Ukrainë që nga janari. Ushtria ukrainase thotë se ka arritur të rrëzojë 34 raketa kruz dhe katër dronë iranianë.

Por Kievi e pranoi se nuk ishte në gjendje të interceptonte gjashtë raketat balistike Kinzhal.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënvizuar se Rusia do të vazhdojë investimin te këto raketa balistike hipersonike, që udhëtojnë pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Raketat kanë një gjatësi prej 8 metrash dhe një rreze prej 2 mijë kilometrash. Shpejtësia e tyre arrin deri në 12.350 kilometra në orë.

Ndërkohë Daily Mail shkruan se bota rrezikoi një tjetër Çernobil të ri nga këto sulme ruse.

Një diplomat i lartë evropian tha se sulmet e të enjtes në Ukrainë, ishin një shkelje serioze e sigurisë bërthamore.

Sulmet sollën ndërprerjen e energjisë në centralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Europë.

Energjia u rikthye në impiant, por përdorimi i gjeneratorëve me naftë gjatë kësaj kohe për të ftohur impiantin rriti ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor, tha shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco