5-vjeçarja gjendet e vrarë në park

5-vjeçarja gjendet e vrarë në park

09:11, 22/02/2023

Gjermania është tronditur mbrëmjen e kaluar kur një vajzë e mitur 5 vjeçare u gjet e pajetë në një park në rrethinat e Berlinit. Vogëlushja u gjet në gjendje të rëndë nga kalimtarët dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Vajza ishte zhdukur disa orë më herët në një park dhe policia kishte filluar kërkimet për gjetjen e saj. Autoritetet dyshojnë se rasti mund të jetë një vrasje dhe për këtë arsye kanë arrestuar një 19 vjeçar si të dyshuarin e krimit.

Ndërkohë që vijon mbledhja e kamerave të sigurisë përkrah parkut Pankow për të siguruar më shumë informacion për këtë ngjarje të rëndë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco