5 ligjvënës republikanë takojnë Zelensky-n, mes përplasjeve të brendshme mbi ndihmën për Kievin

5 ligjvënës republikanë takojnë Zelensky-n, mes përplasjeve të brendshme mbi ndihmën për Kievin

08:44, 22/02/2023

Disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u takuan të martën me Presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, si një sinjal i mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-ve për Kievin. Takimi u zhvillua edhe pse disa ligjvënës që përfaqësojnë krahut te ekstremit te djathtë të partisë, janë zotuar të bllokojnë ndihmën e ardhshme për vendin e goditur nga lufta.

Kryetari i sapoemëruar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve Mike McCaul ishte në krye të një delegacioni të vogël, që u takua në Kiev me zotin Zelensky, takimi i parë që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt të viti 2022, si dhe i pari që kur republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco