'Të lodhur, të zhgënjyer…' – fytyrat e njerëzve të Putinit derisa udhëheqësi rus mbajti një fjalim

'Të lodhur, të zhgënjyer…' – fytyrat e njerëzve të Putinit derisa udhëheqësi rus mbajti një fjalim

19:03, 21/02/2023

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu drejtua vendit në Parlament, me rastin e përvjetorit të pushtimit të Ukrainës.

Fjalimi i liderit të Rusisë tërhoqi vëmendje të madhe si për publikun rus ashtu edhe për atë botëror.

Kamerat filmuan fytyrat e njerëzve të Putinit ndërsa ai mbajti një fjalim.

Vëmendja më të madhe mori kreu i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, i cili, sipas përdoruesve të rrjeteve sociale, dukej “sikur i kishte ardhur në maje të hundës”.

Izhgënjyer dukshëm, por edhe nervoz ishte edhe ish -presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev. Pas Medvedev ishte ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu.

As zyrtarët e tjerë nuk reaguan ndaj këtij “fjalimi historik”, dëshmojë fotografitë e publikuar në internet.

Ndryshe, Putin njoftoi se Rusia pezullon marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalet strategjike bërthamore të të dy palëve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco