Biden, ShBA dhe partnerët e saj këtë javë do t’i vendosin sanksione shtesë

Biden, ShBA dhe partnerët e saj këtë javë do t’i vendosin sanksione shtesë

18:27, 21/02/2023

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ShBA dhe partnerët e saj perëndimorë, këtë javë, pritet t’i vendosin sanksione të tjera Rusisë, tash që po bëhet një vit prej kur ka filluar pushtimi i paprovokuar rus në Ukrainë.

Në një adresim publik nga kryeqyteti i Polonisë, Varshava, Biden tha se, përmes këtyre sanksioneve, kushdo që fshihet pas këtij sulmi do të japë llogari, raporton Sky News.

Presidenti amerikan, i cili dje ishte në vizitë historike në Ukrainë për herë të parë që kur filloi lufta, gjithashtu shtoi se, vitin e ardhshëm, do të presë “çdo anëtar të NATO-s” në një samit në SHBA.

Sipas Biden, angazhimi i Amerikës ndaj aleancës ushtarake perëndimore është “i fortë”.

“Një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve,” deklaroi ai.

Kujtojmë se 24 shkurti i këtij viti shënon një-vjetorin e fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco