Meloni në Bucha të Ukrainës, homazhe për viktimat e masakrës

Meloni në Bucha të Ukrainës, homazhe për viktimat e masakrës

12:57, 21/02/2023

Kryeministrja Giorgia Meloni ka mbërritur në Bucha, një nga vendet e masakrave të civilëve të kryera në mars të vitit të kaluar nga ushtria ruse në Ukrainë.

Kryeministrja vizitoi kishën ortodokse të Sant’Andreas dhe do të vendosë një kurorë për viktimat në varrezat masive.

Meloni do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Para se të takohet me Zelenskyn, Giorgia Maloni do të vizitojë Bucha dhe Irpin. Meloni mbërriti në kryeqytet me një tren që u nis rreth orës një të mëngjesit nga qyteti polak Przemyśl, i cili është pranë kufirit me Ukrainën.

Ajo u prit nga delegacioni i qeverisë ukrainase me një buqetë me trëndafila, përfaqësues të ambasadës italiane dhe ambasadori ukrainas në Itali Yaroslav Melnyk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco