Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin që e detyron të limitojë arsenalin nuklear

Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin që e detyron të limitojë arsenalin nuklear

12:15, 21/02/2023

Rusia është duke pezulluar pjesëmarrjen në një traktat ku është edhe SHBA e anëtarësuar që limiton arsenalin nuklear të saj. Lajmin e bëri të ditur presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalimit të mbajtur ditën e sotme.

“Më duhet të njoftoj sot se Rusia është duke pezulluar pjesëmarrjen në ofensivën strategjike të traktatit të armëve,” tha Putin duke ju drejtuar ligjvënësve të Asamblesë Federale.

Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike, i cili u nënshkrua për herë të parë në 1991, kufizoi numrin e raketave balistike ndërkontinentale në SHBA dhe Rusi.

Putin i quan “krejtësisht absurde” kërkesat e Perëndimit për të inspektuar objektet bërthamore të kontrolluara nga Rusia. Sipas tij, SHBA dhe NATO janë duke deklaruar hapur se synimi i tyre është që të mposhtin strategjikisht Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco