Putin fillon fjalimin drejtuar kombit: Jemi në një situatë të vështirë, jam i hapur për dialog me Perëndimin

Putin fillon fjalimin drejtuar kombit: Jemi në një situatë të vështirë, jam i hapur për dialog me Perëndimin

12:03, 21/02/2023

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka filluar fjalimin e tij që ka të bëj me planet e tij për luftën në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës një vit më parë, dhe pavarësisht humbjeve të pësuara, trupat e tij kontrollojnë një të pestën e vendit, shkruan Sky News.

Putin tha se Rusia është duke u përballur me një kohë të vështirë dhe se ai po e bën këtë fjalim në rrethana shumë të vështira.

Në përpjekje për të mbrojtur “operacionin special ushtarak” në Ukrainë, presidenti rus pretendoi se trupat e tij kanë punuar “për të garantuar siguri” në tokat historike të vendit, transmeton Periskopi.

Ai tha se ukrainasit kanë qenë në pritje për të ardhur rusët “në ndihmë të tyre” dhe se forcat e tij “kanë bërë cdo gjë të mundshme” për zgjidhur “këtë problem me paqe”.

Presidenti rus tha se ai është i hapur për dialog me Perëndimin dhe se është i hapur për një sistem të barabartë të sigurisë, por “si kundërpërgjigje, ai është duke marrë përgjigje të pasinqerta” dhe aksione specifike për të zgjeruar NATO-n dhe duke zhvendosur sisteme të reja anti-raketore në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco