Rusi: Bien faqet e internetit të mediave shtetërore kur Putin po mbante fjalimin

Rusi: Bien faqet e internetit të mediave shtetërore kur Putin po mbante fjalimin

11:45, 21/02/2023

Uebsajtet e mediave shtetërore ruse që transmetonin fjalimin e Vladimir Putin në parlamentin rus u ranë kur ai po mbante fjalimin.

Gazetarët e Reuters në vende të ndryshme nuk ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit të Korporatës Shtetërore të Transmetimeve Gjith-Ruse (VGTRK) ose në platformën e transmetimit të drejtpërdrejtë Smotrim për pjesë të fjalimit.

Në një mesazh në faqen e internetit VGTRK thuhej se "puna teknike është në zhvillim e sipër" , ndërsa faqja e internetit Smotrim nuk u ngarkua.

Disa orë para fillimit të fjalimit, rrjetet televizive shtetërore transmetuan pamjet e përgatitjeve teknike për transmetimin e drejtpërdrejtë me informacionin se transmetimi i drejtpërdrejtë do të shkojë në të gjitha rrjetet kryesore televizive ruse.

Agjencia shtetërore RIA Novosti raportoi se dështimi është rezultat i një sulmi DDoS (distributed denial of service) , një lloj sulmi kibernetik i kryer duke mbingarkuar qëllimisht rrjetin me një vëllim të madh lidhjesh që shkakton ndalimin ose rrëzimin e serverit.

Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte arsyen e ndërprerjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco