Shefi i diplomacisë izraelite gjatë takimit me Zelenskyn: Ne kemi një armik të përbashkët

Shefi i diplomacisë izraelite gjatë takimit me Zelenskyn: Ne kemi një armik të përbashkët

15:34, 17/02/2023

Shefi i ri i diplomacisë izraelite, Eli Cohen, vizitoi Kievin, ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn. Kjo ishte edhe vizita e parë e zyrtarëve izraelitë në kryeqytetin e ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus.

Krahas mbështetjes ushtarake dhe të tjera për Ukrainën, të dy zyrtarët gjatë takimit trajtuan edhe problemin e Iranit, më konkretisht bashkëpunimin e këtij vendi me Federatën Ruse.

“Izraeli mbështet plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Sa i përket Iranit, fytyra e vërtetë e së keqes së këtij vendi zbulohet në Ukrainë”, tha Cohen.

Nga ana tjetër, presidenti Zelensky deklaroi pas takimit se Izraeli ka qenë gjithmonë një partner i rëndësishëm për Ukrainën.

“Izraeli është një partner i rëndësishëm për Ukrainën. Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të vendit tuaj që nga fillimi i pushtimit. Unë pres që kjo të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit tonë. Kemi sfida dhe kërcënime të ngjashme”, tha Zelensky.

Izraeli ka rënë dakord që ukrainasve tu jepet një kredi prej 200 milionë dollarësh për kujdesin shëndetësor dhe infrastrukturën civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco