Pas 78 orësh kërkime, shpëtohet familja prej tre anëtarësh në Turqi

Pas 78 orësh kërkime, shpëtohet familja prej tre anëtarësh në Turqi

16:53, 09/02/2023

Një familje prej tre anëtarësh, përfshirë një nënë me dy djem, janë shpëtuar të gjallë 78 orë pas tërmetit që goditi Turqinë të hënën.

Pamjet  treguan zyrtarët e shpëtimit duke vrapuar drejt rrënojave për të shpëtuar një fëmijë në Pazarcik, Kahramanmaras.

Pak minuta më vonë, ekipi i shpëtimit u pa duke mbajtur një djalë me një batanije të madhe.

Nëna e dy djemve, 36-vjeçarja Hatice İğde, u shpëtua pasi djemtë u nxorën nga rrënojat. Emrat e djemve janë Mehmet Naim İğde dhe Melih Igde.

Personeli i shpëtimit tha  se ata filluan operacionin e shpëtimit në orën 22:00 me orën lokale të së mërkurës mbrëma dhe ata dëgjuan një zë në orën 23:00 me orën lokale, kështu që ata vazhduan punën gjatë gjithë natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco